Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, kandidati për president të Kosovës, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar ditëlindjen e 80 të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Thaçi ka dedikuar fjalë të mira për Demaçin duke u shprehur se veprimtari e ka ndritur një popull më sakrificën e tij jetësore.
“Sot e festojmë ditëlindjen e 80-të jubilare të Adem Demaçit, Heroit të madh kombëtar, Ikonës së rezistencës sonë ndaj okupatorit, fituesit të Cmimit Saharov për të drejta të njeriut të Parlamentit Europian. Ai gjithmonë më parafytyrohet kur i lexoj Fjalët e Qiririt të Naim Frashërit:
"Në mes tuaj kam qëndruar, E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë."
Urime ditëlindjën Baci Adem. E ke ndritur një popull të tërë me sakrificën tënde jetësore. Rrnofsh përjetësisht sepse Republika jote e Kosovës do të rron mbi supet e tuaja përjetësisht,” ka shkruar Thaci, njofton Klan Kosova.