Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë dhuratë prindërve të tij, librin e shkrimtarëve anglez të shkruar për biografinë e presidentit aktual dhe ish-udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Pata kënaqësinë t'ia përcjelli një dhuratë prindërve nga gazetarët anglezë të biografisë sime. Edhe nëna dhe babai u intervistuan gjerësisht për këtë libër nga autorët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Ata nuk kanë pasur mundësinë të mësojnë anglishten, por sot patëm arsye t'i rikujtojmë momentet e gëzimit dhe pikëllimit të familjes sonë, të shprehura në fjalë dhe fotografi në këtë libër”.
Libri për jetën dhe veprimtarinë e Thaçit është shkruar nga Suzy Jagger dhe Roger Boyes.
Libri quhet “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi - A Biography”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.