Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim thaçi, ka pritur në Presidencë ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Thaçi me Çavuşoğlun kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe e ka cilësuar Turqinë një mbështetëse besnike për shtimin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si një mundësi për dinamizmin e rritjes ekonomike.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim strategjik dhe falënderoi për përkrahjen që Turqia i jep konsolidimit të shtetit të Kosovës në botë.
Ja postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Sapo e përfundova një takim shumë të mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, me të cilin bisedova për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Turqia është një mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si në shtimin e njohjeve, ashtu edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. HTH