Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për shënimin e Ditë së viktimave të trafikimit, ka thënë se duhet punuar shumë që ky fenomen të ndalohet dhe viktimat e trafikimit të mbrohen.
Ai ka deklaruar se duhet vepruar shpejtë dhe me vendosmëri për të parandaluar trafikimin, duke denoncuar dhe burgosur trafikantët, njofton Klan Kosova.
I pari i shtetit ka kërkuar që të sigurohen burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për t'u përballur me këtë sfidë, dhe të përfshihen të gjitha autoritetet relevante.
Në këtë konferencë i pranishëm ka qenë edhe Natia Apostolova nga Parlamennti Europian, ambasasdori Greg Delaëie, dhe zyrtarë të lartë të shtetit.