Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar që ka shkuar për të marrë pjesë në luftëra të huaja përbën sukseset e para të angazhimit të përbashkët.
"Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi projektligjin për luftimin e financimit të terrorizmit. Kemi miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovë që t’u bashkohen luftërave të huaja dhe Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm".
"Ndërkaq, fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja përbën sukseset e para të angazhimit tonë të përbashkët. Njëherësh, mbetemi të përkushtuar që të punojmë në deradikalizimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj nga Kosova".
"Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit" ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.