Lajmet e fundit

Korrupsioni është kërcënim serioz, jo vetëm për shoqërinë kosovare por në përgjithësi nëpër botë.
Kështu ka deklaruar presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në konferencën “Korrupsioni i nivelit të lartë” të organizuar nga misioni i OSCE-së në Kosovë.
Thaçi deklaroi se pos sfidave që kanë institucionet e vendit karshi kësaj dukurie është shënuar progres në luftimin e korrupsionit të lartë.
Ai tha se është i kënaqur me të arriturat në dikasterin e drejtësisë për vitin 2018 që kanë ndihmuar në luftën kundër korrupsionit, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, legjislacioni vendor në fuqi ka ndikuar në rritjen e raportimit të korrupsionit dhe në mbrojtjen e atyre që e raportojnë atë.
Por, i pari i vendit kërkoi që ky përkushtim i institucioneve vendore të mos ndalet derisa bëri thirrje që lufta ndaj korrupsionit të nivelit të lartë, por edhe të profileve të tjera të jetë prioritet i parë sidomos i gjyqësorit kosovar.