Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se e mbështet fuqishëm ekipin negociator të themeluar nga Qeveria, njofton Klan Kosova.
‘Sa i përket themelimit të ekipit negociator të Qeverisë së Kosovës, e mbështes fuqishëm. Është ide e mirë dhe është në kornizat e kushtetutës së Kosovës dhe koordinim i plotë’.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka krijuar këtë ekip për të dialoguar me Serbinë në krye të së cilit është ekipi ka caktuar zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj e si zëvendës i tij do të jetë Enver Hoxhaj.
Pos tyre në këtë ekip do të jenë edhe Dardan Gashi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Avni Arifi.
Për ta miratuar këtë ekip edhe sot në orën 14:00 do të mblidhet Kuvendi i Kosovës, transmeton Klan Kosova.