Lajmet e fundit

I pyetur për Gjykatën Speciale, Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se krijimi i Speciales është përgjegjësi e shtetit të Kosovës.
“UÇK-ja nuk ka qenë njëpartiake, me karakter ideologjik apo rajonal. Kur cenohen vlerat e kësaj lufte cenohen vlerat e secilës parti politike, e secilit qytetar, cenohet edhe shteti i Kosovës. Themelimi i Gjykatës Speciale është përgjegjësi e shtetit të Kosovës, jo e vetëm një partie”, është shprehur Thaçi.