Presidenti Hashim Thaçi ua ka uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, njofton Klan Kosova.
“Besimtarët e fesë islame, nesër nisin agjërimin e muajit të Ramazanit, kur shtohen vetëpërmbajtja individuale, solidariteti kolektiv dhe veprat e bamirësisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.