Lajmet e fundit

Sot është Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut, e në këtë ditë nuk mungoi as një reagim nga presidenti i vendit.
Hashim Thaçi shënimit të kësaj dite i dedikoi një postim në rrjetin social Facebook, njofton Klan Kosova.
“Sot bota shënon 70 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që historikisht njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Ishte kjo deklaratë që hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë” shkroi Thaçi.
Mes të tjerash presidenti tha se të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës dhe ne mbesim të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre.