Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot shefen e re të UNDP-së, Ulrika Richardson-Golinski.
Duke i dëshiruar mirëseardhje shefes së re të UNDP-së, kreu i shtetit ka thënë se UNDP ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës dhe ka kontribuar me projekte të rëndësishme për Kosovën.
Edhe Richardson-Golinski, u shpreh e kënaqur me rolin e UNDP-së në Kosovë dhe u zotua se do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre.
Thaçi theksoi se UNDP do ta ketë gjithmonë mbështetjen e tij, transmeton Klan Kosova.