Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Davos të Zvicrës në ditën e dytë të pjesëmarrjes së tij në Forumin Botëror Ekonomik.
Thaçi ka bërë të ditur se ka takuar sot Presidentin e Forumit Botëror Ekonomik (FBE), Borge Brende, dhe e ka falënderuar për angazhimin e tij që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në vëmendjen e diskutimeve ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
''Gjithmonë kënaqësi të shoh Presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, @borgebrende. Falënderoi atë për angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mbajtur #BallkaninPerëndimor në krye të agjendës ndërkombëtare të diskutimeve, duke synuar të sigurojë zgjidhje dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. #WEF2020''
https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1219955233465556992