Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot Harjit Sajjan, ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, i cili është edhe nikoqir i Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë.
“Ne jemi mirënjohjes për mbështetjen që Kanadaja i ka ofruar Kosovës që dy dekada në sigurimin e paqes dhe në procesin e shtetndërtimit”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
Thaçi në këtë Konferencë ka folur për përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe të një shoqërie gjithëpërfshirëse.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.