Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme pritet t’i takojë liderët e partive politike.
Sipas agjendës së paraparë të presidentit, takimi i parë do të mbahet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa me fillim nga ora 10:30.
Një orë më vonë, i pari i vendit pritet të takohet me ish-kryeparlamentarin dhe kryetarin e partisë ku dikur vet ishte lider, Kadri Veselin.
Më pas, ai pritet të takohet me ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Ndonëse në agjendë të presidentit është paraparë edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti, që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, një takim i tillë nuk dihet nëse do të mbahet ose jo.
Thaçi do të ketë takime edhe me kryetarin e Nismës Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së Behgjet Pacolli.
Presidenca ka bërë të ditur se takimet e presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike do të mbahen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.
Agjenda e takimeve të presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike:
1. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;
Ora e takimit: 13:00;
2. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;
Ora e takimit: 10:30;
3. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;
Ora e takimit: 11:30;
4. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;
Ora e takimit: 12:30;
5. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;
Ora e takimit: 13:45;
6. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;
Ora e takimit: 14:15;