02.08.2017 · përditësuar para 3287 dite1 min lexim
Presidenti Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut, i cili po mbahet në Mal të Zi.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shteteve të mbetura të Ballkanit në NATO”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Kjo do të konfirmohet sot edhe në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5)”.
“Para Samitit zhvillova një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, me të cilin u pajtuam që të forcojmë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shteteve tona”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.