Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi e ka takuar komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
“KFOR-i mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë, për të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve”, ka deklaruar Thaçi.
Komandanti i KFOR-it u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, njofton Klan Kosova.