Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.
kreu i shtetit ka njoftuar me anë të një postimi në facebook se me D’Addario ka biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.
"Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë", ka shkruar Thaçi, transmeton Klan Kosova.