Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, si dhe kryeministrin, Ramush Haradinajn.
Në këtë takim, të tre kanë biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve.
Thaçi, Veseli dhe Haradinaj u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.