Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi është pritur nga sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjatë qëndrimit të tij në Washington.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie që e ka postuar në rrjetin social Facebook me John Kerryn, njofton Klan Kosova.
Thaçi falënderon SHBA-të për mbështetjen që i ka ofruar Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike. "Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike! Sekretari Kerry tha që do ta vizitojë Kosovën sërish", ka shkruar ai.