13.07.2017 · përditësuar para 3307 dite1 min lexim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Ramush Haradinajn, kandidatin e koalicionit fitues PAN, njofton Klan Kosova.
Në takim pos Thaçit e Haradinajt ka pasur edhe akterë të tjerë politikë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
As Presidenti e as kryetari i AAK-së nuk kanë treguar për natyrën e takimit dhe se për çfarë është biseduar.
Sipas disa mediave online, Presidenti i vendit sot ose nesër pritet të lajmërojë për datën e seancës së parë konstitutive, por ende asgjë nuk ka zyrtare.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.