Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe në vazhdën e takimeve të ndara me krerët e partive politike.
Pas Listës Serbe, Thaçi do të takojë edhe përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6+.
Thaçi takimet e njëpasnjëshme i ka nisur me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për të vazhduar më pas me liderin e opozitës Kadri Veselin.
Pas Veselit, ai është takuar edhe me ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.
I pari i vendit e ka takuar sot edhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, derisa me liderin e AKR-së Behgjet Pacolli ka zhvilluar një bisedë telefonike në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike.
Në ndërkohë, në agjendë të presidentit ishte paraparë edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti, që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por ky i fundit nuk e ka pranuar ftesën.
Presidenti Hashim Thaçi po takohet me të gjithë liderët e partive politike me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.