Lajmet e fundit
Ministri i Jashtëm , Hashim Thaçi nuk është paraqitur në sallën e Kuvendit të Kosovës ku është dashur të rrëfehej për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të zi.

Shqetësimin për mosardhjen e shefit të diplomacisë kosovare e shprehu në foltoren e Kuvendit kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se përgjegjësia për demarkacionin bie direkt mbi Thaçin.
“Më vjen keq që zoti Thaçi nuk është në takim ,pasi përgjegjësia bie direkt te ai për demarkacionin. Kjo temë nuk ka ndonjë karakter për garë të partive , por është temë serioze.”
Haradinaj më tej ka kërkuar shtyerjen e interpelancës së Thaçit deri në paraqitjen e këtij të fundit në Kuvend.