Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se synimi i vetëm i shtetit të Kosovës, është që të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.
“Kosova e vlerëson shumë rolin tuaj dhe gatishmërinë e shprehur për të krijuar një bazë për rritjen e bashkëpunimit tonë. Shteti ynë mbetet i përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n, si në rrafshin politik, ashtu edhe praktik”, u shpreh presidenti Thaçi.
“Aspirata e vetme e Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO”, ka thënë Thaçi.
Në një takim që presidenti ka zhvilluar të premten me kreun e NATO-s, është folur edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, raporton Klan Kosova.