Lajmet e fundit
"Kjo iniciativë është komplekse, me shumë pikëpyetje. Prandaj kemi vendosur të lëvizim me maturi në këtë drejtim. Kam iniciuar themelimin e këtij komisioni për të mbyllur plagët e luftës dhe për të parë kah e ardhmja. Me këtë komision synojmë të ndërtojmë një narracion të unifikuar për të kaluarën tonë"

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se marrë iniciativën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në mënyrë që Kosova dhe Serbia të ndërtojnë një të ardhme pa konflikt, duke mos harruar të kaluarën.
Ai ka deklaruar se duke marrë parasysh kompleksitetin e krejt kësaj nisme, janë duke punuar me shumë kujdes, por me vendosmëri, në mënyrë që të dy vendet të mund të lëvizin përpara, pa e pasur barrën e të shkuarës të pasqaruar.
"Kjo iniciativë është komplekse, me shumë pikëpyetje. Prandaj kemi vendosur të lëvizim me maturi në këtë drejtim. Kam iniciuar themelimin e këtij komisioni për të mbyllur plagët e luftës dhe për të parë kah e ardhmja. Me këtë komision synojmë të ndërtojmë një narracion të unifikuar për të kaluarën tonë".