Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar për RTK-në se, “Kosova do ta votojë dhe themelojë Gjykatën Speciale”.
Ai tha se kjo duhet të bëhet edhe për hir të partnerëve ndërkombëtarë.
“Është më rëndësi që të hiqet kjo re e zezë mbi Kosovën njëherë e përgjithmonë, ndërsa dua të shpresoj se do të punojmë ngushtë me spektrin politik kosovare, dhe për hir të fuqizimit ndërkombëtar dhe ruajtjes së partneritetit me Bashkimin Europain do t’i kryejmë obligimet ndërkombëtare”
“Gjykata është kriter që duhet ta plotësojmë".
"Edhe shtetet tjera janë ballafaquar me gjykata, por jo në këtë nivel”.
Thaçi tha se Kosova do të dal e suksesshme nga ballafaqimi me Specialen.
“Ne do të dalim faqebardhë nga ky proces i ndjeshëm dhe i rëndë për Kosovën”.