Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, ka kujtuar mësuesit në ditën e tyre më të rëndësishme.
“Sot është dita e atyre që pareshtur, me shumë përkushtim, përhapin dijen tek të rinjtë tanë. Është dita e heronjve të përditshëm, mësuesve, që me punën e tyre edukojnë brezat e rinj”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Me angazhimin tuaj të pandalshëm, mësimdhënës të dashur, ju çdo ditë kontribuoni për shtetin tonë”. “Urime dita e juaj, 7 Marsi”!