Lajmet e fundit

Mëngjesi i së mërkurës për Presidentin Hashim Thaçi, ka nisur me shumë dinamikë.
Ndonëse mbrëmë në orët e vona priti në aeroport zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden bashkë me gruan e tij Jill dhe nipërit, Thaçin mëngjesi e ka gjetur të freskët dhe plot energji, raporton Klan Kosova.
Në profilin e tij në Facebook, presidenti ka publikuar një fotografi ku shihet duke u përgatitur pak kohë para takimit me mysafirin e rëndësishëm amerikan.
Ndërsa, me një fotografi të përzgjedhur nga koleksioni i atyre që realizoi mbrëmë në aeroport, Thaçi shkruan se Biden tash e 20 vjet është mbështetës i Kosovës dhe i lirisë së vendit.
“Joe Biden, tash e dy dekada ka mbështetur luftën për lirinë, pavarësinë dhe integrimin e Kosovës në NATO e BE. Thank you Mr. Vice President”, shkruan Thaçi në Facebook.