Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nisma e tij për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtim është hedhje e syve të vendit kah e ardhmja, kah pajtimi - i pari në rajon dhe shembull për të.
Ai ka deklaruar se ky komision qëndron në themelet e konstruktit europian të Kosovës, hap tjetër drejt pajtimit ndëretnik në Kosovë dhe gur në murin e paqes në rajon, njofton Klan Kosova.
"Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtim është i pari në rajonin tonë. Kjo nuk do të thotë se do të harrojmë atë që ka ndodhur. Ai do të hartojë kujtime të përbashkëta të luftës. Po punojmë që të ndërtojmë kapacitete për të ruajtur paqen që kemi ndërtuar".
"E dimë se ku dëshirojmë të arrijmë. Po ecim me hapa të sigurt drejt NATO dhe BE. Vlerat që promovon Kosova e bëjnë sot jo vetëm të pranueshme, por edhe shembull që duhet promovuar. Jemi krenarë për këtë gjë. Ky komision është një nga themelet e kësaj shtëpie që po ndërtojmë; shembull për rajonin dhe më gjerë". "
"Jam i sigurt që pajtimi ndëretnik në Kosovë do të ndodhë". /klankosova.tv