Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka qenë pjesë e hapjes së Javës së Shkencës në Kosovë.
Ai ka thënë se shkencëtarët kosovar tani duhet të përgatiten për të qenë pjesë e garës evropiane.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plot të tij:
“Sot mora pjesë në hapjen e Javës së Shkencës në Kosovë, ku studiues të shumtë po prezantojnë hulumtime dhe studime të dukurive të ndryshme sektoriale dhe ndërlidhjet e tyre me njëra-tjetrën.
Tash shkencëtarët tanë duhet të bëhen gati që të jenë pjesë e konkurrencës europiane, derisa vendit tonë i nevojitet një ndërlidhje më e madhe në mes të shkencës dhe vendimmarrjes politike.
Kosova ka nevojë për një shkencë në mbështetje të ekonomisë, shëndetësisë, teknologjisë informative dhe ambientit. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.