Derisa Partia Demokratike e Kosovës po zgjedhte kryetarin e ri të saj, ai i kaluari po shijonte bukuritë e maleve të Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa fotografi në një ambient malor e të mbuluar me borë, njofton Klan Kosova.
“Është java e dyte e majit, e në Kosovë ende vazhdojnë të reshurat e borës. A nuk është i mrekullueshëm Sharri dhe Kosova jonë në të katër stinët?”, ka shkruar Thaçi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.