Lajmet e fundit

Sot është shënuar 90 vjetori i shkollës ‘’Abedin Rexha’’ në Turiqec të Skënderajt. Në këtë shkollë mësimet e para i mori dikur edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili edhe ishte pjesëmarrës me rastin e këtin përvjetori, njofton Klan Kosova.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me këtë rast tha se nuk ka rëndësi në cilin vend është objekti i shkollës, në ndonjë fshat apo në ndonjë qytet. Sipas tij e rëndësishme është kuadrot që mund të nxjerr shkolla në fjalë, njofton Klan Kosova.
Thaçi gjithashtu tha se ndjehet krenar që ka marrë këtu hapat e parë të dijes.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami i cili uroi për 90 vjetorin e kësaj shkolle duke shtuar se do të punojnë sa më shumë që të krijohen kushte të mira në arsim, për të gjithë vendin që në fshatra e qytete të Kosovës të ketë edukim cilësor, njofton Klan Kosova.