Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse” ka thënë se Kosova po pëson tërthorazi nga kriza e refugjatëve me të cilën po merret tash intensivisht BE-ja.
“Ne jemi një viktimë e tërthortë e kësaj krize. Në fillim të vitit ka pasur një periudhë të shkurtër të migrimit ilegal nga Kosova për në BE. Por, ne e kemi ndalur atë".
"Tani ne jemi duke punuar për të kthyer në Kosovë këta njerëz nga Gjermania dhe vendet e tjera. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne nuk duhet të përballemi me standarde të dyfishta të Brukselit”, ka thënë Thaçi.
Kryediplomati kosovar në këtë intervistë ka folur edhe për Gjykatën Speciale, me ç`rast ka thënë se krijimi i saj ishte një çështje shumë e ndjeshme.
Ndërkaq, i pyetur nëse anëtarët e PDK-së mund të jenë në vëmendjen e Speciales ai është , ai ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me personat, por me procesin, i cili ofron një shans.