Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë se ka besim të plotë se do të ratifikohet marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
“Nuk besoj se ka deputetë që do të votojnë kundër e as ta bojkotojnë”.
“Të gjithë njerëzit në Parlament do të jenë për të votuar, ne kemi besim të plotë se qytetarët e Kosovës e përkrahin”.
“Jam optimist se këto gjëra do të kalojnë pa ndonjë problem”.
Ai është shprehur se puna do të vazhdojë edhe tutje.
“Ka pasur pengesa fizike, ne do të vazhdojmë punën e rregullt edhe si Parlament edhe si Qeveri”
Thaçi është shprehur se kjo marrëveshje nuk është arritur edhe aq lehtë.
“Kjo punë nuk ka kaluar edhe aq lehtë, është punuar gjatë dhe prej shumë njerëzve”.
“Është meritë e institucioneve të Kosovë derisa ky vendim i BE-së nuk është drejtuar në një adresë të caktuar politike por është për Kosovën”.