Lajmet e fundit
Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës ka uruar ShBA-të për 4 Korrik.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Thaç shprehu respektin dhe nderimin e Kosovës, përmes saj edhe të tij, për ndihmën e dhënë nga ShBA-të, transmeton Klan Kosova.
“Nga Kosova, me respektin dhe nderimin më të lartë, Urime 4 korriku Amerikë”.
Veç Thaçit, në këtë ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë uruar edhe liderët tjerë shtetëror e partiakë të Kosovës.