Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, dhe më pas mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut.
Në fjalën e tij, presidenti Thaçi, tha se para 19 viteve Reçaku u bë emër i njohur në tërë botën dhe hyri në historinë moderne të Kosovës si fakt dhe simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot.
I pari i vendit tha se më 15 janar 1999 formacione policore dhe ushtarake serbe kryen vrasje të rënda mbi popullsinë e paarmatosur.
“Në Reçak u vërtetua edhe më mirë politika serbe e terrorit sistematik, e gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit, që mori përmasa të mëdha në vitet 1998 dhe 1999”, duket shtuar më tej se “Mëngjesi i 15 janarit 1999, ishte i rëndë jo vetëm për Reçakun, por për tërë Kosovën”, theksoi presidenti Thaçi.