Lajmet e fundit

Liderët e vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, homologu i tij serb Aleksandar Vuciq dhe zëvendësministri i Kosovës Hashim Thaçi, sonte nuk janë vetëm politikanë por bartin edhe një epitet tjetër.
Ata janë futbollistët e ekipit “BE e ardhme”, e që do të marrin pjesë në ndeshjen miqësore në Samitin e Vjenës, duke përfaqësuar kështu vendet e tyre në pritje të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Klan Kosova sjellë disa fotografi të politikanëve që jemi mësuar t’i shohim në kostume zyrtare, të veshur me fanella sportive me ngjyrë të bardhë e të radhitur si një ekip futbolli i vërtetë.