Lajmet e fundit

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, po e konsideron të pamjaftueshme punën e institucioneve kosovare në luftën kundër korrupsionit, njofton Klan Kosova.
Madje sipas tij, rënia e numrit e të akuzuarve të përfshirë në afera korruptive prej 168 sa ishin në 2016 ne 122 në 2018 nuk do të thotë se kosovarët e kanë kryer punën si duhet.
I pari i shtetit Hashim Thaçi, derisa mori pjesë në konferencën mbi “Parandalimin dhe Luftimin e Korrupsionit të Nivelit të Lartë, kërkoi që lufta ndaj korrupsionit të jetë mbi të gjitha prioritetet e vendit.
Kronikë nga Arbëresha Shpati