Lajmet e fundit

Përkrahja përmes rrjeteve sociale gjatë vikendit duket se nuk i mjaftoi.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e nisi mëngjesin e së hënës me konferencë për media me lëvdata për vendimin e Qeverisë me të cilin u hoq masa e reciprocitetit ndaj Serbisë
Shefi i shtetit thotë se ky vendim i ka mohuar shtetit verior fqinj krejt të drejtat të arsyetohet për mungesën e dialogut.
Ai fajësoi politikanët kosovar që i dhanë Serbisë hapësirë për t’u ankuar, njofton Klan Kosova.
Derisa pret që Prishtina e Beogradi t’i kthehen sa më parë tavolinës së bisedimeve, Thaçi zotohet të respektojë marrëveshjet e arritura deri tani për linjën ajrore Prishtinë – Beograd, edhe për linjat hekurudhore.
Presidenti po pretendon se ka unifikuar edhe akterët që do ta ndërmjetësojnë dialogun, por ka edhe preferencat e tij.
Kronikë nga Rina Mujku.
https://www.youtube.com/watch?v=qiR5boZpSO8