Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin.
Ky takim ka ndodhur para se ekipi kosovar të udhëtojë për në Rio De Janeiro ku Kosova do të prezantohet me 8 sportistë, njofton Klan Kosova.
Thaçi ka thënë se ky është një forcim i subjektiviteit ndërkombëtar të shtetit, dhe se shpreson në medalje nga këto lojëra olimpike.
Ndërkohë Hasani ka falenderuar presidentin për përkrahje e po ashtu edhe institucionet e tjera shtetërore që kanë përkrahur Komitetin Olimpik.
Ai ka shtuar se kanë 8 sportistë me normë olimpike çka Kosovën e rendit në mesin e 50 shteteve të sukseshme të botës.