Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas tërheqjes së Demarkacionit me Malin e Zi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë”.
Ai ka thënë se “njerëzit e zgjedhur po rrezikojnë interesat shtetërore, duke përmendur edhe liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë, transmeton Klan Kosova.
“Ky hezitim nga njerëzit e zgjedhur rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës”.
“Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore”.