Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm, sot dhe nesër do të qëndrojë për për vizitë zyrtare në Norvegji.
Gjatë qëndrimit dyditor në Oslo, Thaçi do të takohet me homologun e tij norvegjez, Børge Brende, me ministrin për Zonën Ekonomike Evropiane dhe për Çështje të BE-së, Vidar Helgesen, si dhe me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Norvegjisë në Stortinget.
Gjatë kësaj vizite, Thaçi do të shoqërohet edhe nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Gjithashtu, kryediplomati kosovar do të mbajë edhe një ligjëratë në Institutin Norvegjez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kurse në fund do të marrë pjesë në Forumin “Oslo 2015”.