Lajmet e fundit

Ne përurimin e fabrikës që merret me prodhimin e mozaikëve, “Orient Kosova” ka marrë pjesë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Në fjalën e tij me rastin e nisjes së punës së kësaj fabrike, ai tha se kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për Mitrovicën, por edhe për gjithë Kosovën, njofton Klan Kosova.
Sipas Thaçit, hyrja në funksion e kësaj fabrike nënkupton dhënien e mundësisë shumë qytetarëve për të siguruar një vend pune. Ai po ashtu siguroi se do të bëjë çmos që është në dorën e tij për të sjellë sa më shumë investitorë në vend.
Ndërkaq, drejtori gjeneral i kësaj fabrike, Faruk Kosumi, tha se për momentin i ka të punësuar 40 persona, dhe se shpreson që deri në fundvit numri i tyre të rritet në 100. Kosumi po ashtu bëri të ditur se e ka në plan që të nisë me eksportimin e mozaikëve edhe jashtë vendit.
Ndryshe, kapaciteti i prodhimit të kësaj fabrike është 600 metra mozaikë në ditë.