Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, është përshëndetur me shefin e deritanishëm të OSBE-së, ambasadorin Jean Claud Schlumberger.
Të hënën Thaçi e ka pritur në zyrën e tij ambasadorin Schlumberger, duke ia shprehur mirënjohjen për rolin që kjo organizatë ka pasur në pjesën veriore të Kosovës.
“Kemi bashkëpunuar në kohë sfidash, por i kemi përballuar me sukses. OSBE ka luajtur rol thelbësor në organizimin e zgjedhjeve lokale e të përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës. Keni kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e demokracisë në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi, njoftojnë nga kryeministria.
Kurse shefi i deritashëm i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claud Schlumberger është shprehur i kënaqur me rolin që ka pasur në implementimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.