Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka mirëpritur takimin e përbashkët të liderëve të partive politike parlamentare të mbajtur sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
"E mirëpres dhe përshëndes takimin e përbashkët të liderëve të partive politike parlamentare të mbajtur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës"
" Dua të ritheksoj se dialogu ndërpartiak është qenësor për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për stabilitetin politik në vend".
"Ndërkaq, funksionimi demokratik i institucioneve dhe stabiliteti politik janë kushte të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe për jetësimin e vizionit tonë euroatlantik" ka shkruar Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.