Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi me anë të një postim në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj aksionit të sotëm të EULEX-it për krim të organizuar.
Kryetari i shtetit me këtë rast e ka përshëndetur dhe mbështetur fuqishëm aksionin e organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit.
"Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i së ardhmes sonë europiane".
"Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë" ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.