Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild Zeitung” ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë dhe kancelares gjermane Angela Merkel është përcaktuese për të ardhmen e Ballkanit.
Duke folur për konferencën për Ballkanin Perëndimore që u mbajt nw Vjenw , Thaçi ka theksuar se Gjermania dhe specifikisht kancelarja Merkel po luajnë një rrol pozitiv me Procesin e Berlinit dhe investimet rajonale në infrastrukturë, rrugorë, hekurudhore dhe energjetike.
“Ka nevojë që nisma e tillë e Kancelares të përcillet me investime rajonale dhe integrimin e rajonit në BE. Mënyra me e mire e ballafaqimit me problemet e emigrimit është të investohet në Ballkanin i cili është i rrethuar nga BE dhe ka potencial të madh të zhvillimit”, ka theksuar Thaçi.
Në këtë konferencë, ai ka thënë se do të kërkojë që Kosova të futet në listën e shteteve të sigurta. Kjo sipas tij, do të ishte një mbështetje për përpjekjet e autoriteteve kosovare për të parandaluar migrimin ilegal.
“Tash e disa muaj, numri i emigrantëve kosovarë që hynë brenda ditës në Gjermani është nën 40”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, edhe shtetet e rajonit, duke marr për shembull Kosovën, kanë filluar me kampanje të vetëdijesimit dhe kundër trafikantëve.
Ai ka folur edhe për procesin e integrimeve evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe themelimin e Gjykatës Speciale.