Hashim Thaçi: Ditë e fitoreve për sportistët tanë. Fitore e merituar e përfaqësueses sonë në futboll dhe ngadhënjim i madh i tri xhudisteve kosovare në Kampionatin Evropian të xhudos.
10.10.2015 · përditësuar para 3948 dite1 min lexim
Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar sportistët kosovarë, duke e cilësuar ditën e shtunë, si ditë të fitoreve, pasi që fillimisht tri xhudsitet kosovare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi sot u kualifikuan për në finale të kampionatit evropian të xhudos, kurse përfaqësuesja e Kosovës në futboll mposhti 2:0 ekipin e Guinesë Ekuatoriale.
“Ditë e fitoreve për sportistët tanë. Fitore e merituar e përfaqësueses sonë në futboll dhe ngadhënjim i madh i tri xhudisteve kosovare në Kampionatin Evropian të xhudos”.
“Sportistët tanë gjithnjë e më shumë po e tregojnë talentin e tyre në fusha dhe arena”, ka shkruar Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
Ndryshe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi do të garojnë në finale të Kampionatit Evropian të xhudos kundër njëra tjetrës, diçka që ndodhë për herë të parë në histori të xhudos – dy finalistë të jenë nga i njëjti vend.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.