Lajmet e fundit

Kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook, ka përkujtuar sakrificën dhe përkushtimin e vendit tonë për instalimin e demokracisë.
Thaçi për nder të Ditës së Demokracisë gjithashtu ka përmendur edhe rolin e shoqërisë civile në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme, duke çmuar lartë rolin e saj.
“Sot shënojmë Ditën e Demokracisë, duke kujtuar parimet themelore të saj dhe përkushtimin e sakrificën që kemi bërë për të instaluar demokracinë në vendin tonë. Sivjet, në linjë me moton e kësaj dite për vitin 2015, kujtojmë rolin e rëndësishëm që luan shoqëria civile në ndërtimin dhe ruajtjen e parimeve të demokracisë dhe i gëzohemi faktit që kemi një shoqëri civile të fuqishme dhe në rritje të vazhdueshme,” ka shkruar zëvendëskryeministri Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.