Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se përmbyllja pa incidente e vizitës në Kosovë të homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka dëshmuar sjelljen civilizuese dhe pjekurinë qytetare shtetërore të vendit.
Në një reagim të tij në facebook, Presidenti Thaçi konsideon se tolerance dhe mirëkuptimi duhet të mbesin parime udhëheqëse kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërshtetërore, njofton Klan Kosova.
''Duke përjashtuar disa nga deklaratat populiste, të cilat janë pothuajse të pashmangshme në vizita të tilla, vizita e homologut nga Serbia u përmbyll pa asnjë incident.
Kjo sjellje civilizuese dhe tolerante dëshmon pjekurinë tonë qytetare dhe shtetërore. Toleranca dhe mirëkuptimi duhet të mbesin parime udhëheqëse edhe kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërshtetërore në rajonin tonë'', përfundon Presidenti Thaçi, njofton Klan Kosova.