Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë shtetërore në Maltë, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Marie Louise Coleiro Preca.
Gjatë qëndrimit në në Valletta, ai do të pritet nga homologja, Marie Louise Coleiro Preca, me nderimet më të larta shtetërore.
Me të parën e Maltës, kreu i vendit do të bisedojë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale.
Kryetari i Kosovës do të takohet edhe me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia.
Ai gjithashtu do të pritet edhe nga përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe publike në këtë vend, transmeton Klan Kosova